E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spitalet, pa asnjë sistem ngrohje

Spitalet e vendit nuk garantojnë kushte ngrohëse. Me këtë problem përballen edhe pacinetët e spitaleve të mëdhenj. Kështu në shumë pavione e shërbime të spitalit "Nënë Tereza", dhomat janë pa ngrohje, ndërsa njërëzit detyrohen të blejnë vetë pajisje që kompensojnë mungsat e spitalit. Të paktën në pavionin e kardiokirurgjisë ku patëm mundësinë të depërtonim me kameran, sistemi ngrohës nuk punonte prej më se një jave. Kohë kjo që ka përkuar edhe me përkeqësimin e kushteve të motit. Gjithsesi, në një komunikim zyrtar drejtoria e spitalin "Nënë Tereza" është shprehur se po merren masa për riparimin e defektit në kaladajën e këtij shërbimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›