Peticion kundër regjistrimit etnik

Ndonëse regjistrimi i popullsie është shtyre zyrtarisht për ne vjeshte, dhjetëra shoqata janë bere bashke për te kundërshtuar deklarimin e kombësisë dhe etnisë. 75 organizata nga gjithë vendi, i kane bere një peticion krerëve me te larte te shtetit, ne te cilin kërkojnë qe procesi i regjistrimit te kryhet, por duke hequr piken qe flet për bindjet fetare dhe përkatësinë etnike. Ky peticion qe deri tani ka marre 20 mije firma, pritet t?iu dërgohet edhe zyrtareve me te larte ne Bruksel. Qeveria ka shtyre për ne vjeshte fillimin e punës për regjistrimin, por nuk ka asnjë ndryshim ne përmbajtën qe do te ketë formulari. Ndërkohë qe historiane dhe eksperte te ndryshëm e kundërshtojnë këtë proces, pasi ai do t?i jepte epërsi shtimit fiktiv te personave minoritare sidomos ne zonat me te përfolura ne jug, si ne Korçe apo Himarë.
Shpërndaje