E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kongresi i VMRO-DPMNE ne Maqedoni

Partia ne pushtet ne Maqedoni, VMRO-DPMNE, mban sot dhe nesër një kongres zgjedhor ne manastir, ndërsa vendi është përfshirë nga debate për zgjedhjet e parakohshme, te cilat edhe mund te bojkotohen nga opozita. Vete kryeministri dhe lideri i partisë Nikolla Gruevski pritet te fitoje një mandat te trete 4-vjeçar ne zgjedhjet e forcës se tij politike, te parashikuara për te dielën. Kongresi është parashikuar te nise me fjalën e vete Gruevskit, qe pritet te përqendrohet te situata aktuale politike ne Maqedoni dhe sfidat qe e presin ne zgjedhje partine e tij.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›