E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci letër ambasadoreve për situatën ne Kuvend

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, përmes një letre drejtuar ambasadoreve te huaj ne Tirane ka shprehur shqetësimin për situatën politike ne vend dhe konkretisht për zhvillimet e fundit ne Kuvend, ku është ndryshuar për here te peste rregullorja. Këto sipas Rucit kane për qellim te asfiksojnë rolin e opozitës, duke dobësuar ne te njëjtën kohe mekanizmat kushtetuese te kontrollit mbi qeverinë. ?Në 24 shkurt 2011, mazhoranca qeverisëse në mënyrë të njëanshme ndryshoi Rregulloren e Kuvendit për herë të pestë brenda këtij legjislacioni. Sipas amendimeve të fundit, masat disiplinore kundër anëtarëve të Kuvendit që i përkasin opozitës, janë bërë më të ashpra. Në vend që të krijojnë një mjedis politik realisht gjithëpërfshirës, çka është një parakusht për funksionimin demokratik të Kuvendit, mazhoranca qeverisëse po ndjek një rrugë që konsiston në marrjen e masave represive kundër opozitës? thekson në letrën e tij Ruçi. Sipas tij, dialogu politik është përkeqësuar edhe me tej, duke u bere tejet konfrontues dhe jo produktiv, si pasoje e retorikes provokuese te Kryeministrit dhe abuzimit me detyrën nga ana e Kryetares se Kuvendit, ne veçanti përmes ndërprerjes se debateve mbi projektligjet dhe imponimit te vendimeve te njëanshme ne konferencën e kryetareve. ?Sesioni plenar i 3 marsit 2011 përbën një dëshmi të gjallë të situatës dramatike në Kuvend. Në këtë seancë, kryetarja e Kuvendit, në mënyrë publike, kërkoi përjashtimin e deputetit Taulant Balla, sepse ai po i zbulonte publikut aferat korruptive ku janë përfshirë pjesëtarët e qeverisë, përfshirë dhe Kryeministrin. Për më tepër, Kryetarja e Kuvendit vendosi të ndërpresë debatin parlamentar në mënyrë të njëanshme, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit?. Ne përfundim te letrës, kreu i grupi parlamentar socialist u bën apel ndërkombëtareve qe te marrin ne konsiderate këto zhvillime dramatike ne Kuvend, pasi siç shprehet ai, ato po pengojnë demokracinë dhe progresin e vendit ne rrugën drejt integrimit evropian.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›