E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrela: Uje te pijshem gjate gjithe veres

Drejtori i Ujesjelles- Kanalizimeve ne Tirane, Ferdinand Petrela ka deklaruar dje se, gjate sezonit te Veres, nuk do te kete probleme me furnizimin me uje te pijshem. Keshtu, Petrela eshte shprehur se, edhe ne ato zona periferike ku ka pasur probleme nje vit me pare me furnizimin me uje, jane shtrire linja te reja ne rrjet, nderkohe qe ai garanton edhe cilesine e ujit qe vjen ne banesa. Sipas tij, ne Tirane, edhe ato pak zona qe kane rezultuar te ndotura, jane pastruar. "Ne i kemi te gjitha ne gatishmeri, kemi pompa rezerve per keto stacione, puset nga te cilat marrim uje", thote Petrela. Sipas tij, me riparimet qe po behen ne disa stacione pompimi per te pasur edhe pompat rezerve ne gatishmeri, mendohet se situata do te jete teresisht ne kontroll nga ana e UKT-se. Drejtori Petrela, thote se deri tani nuk eshte vendosur per ndryshim te cmimit te ujit, megjithese Tirana ka cmimin me te ulet krahasuar me rrethet e tjera te vendit, sipas tij. Sa i perket sasise se klorit ne uje, ajo vazhdon te jete ende e larte gati dyfish mbi normat e lejuara. Por, sipas drejtorit Ferdinand Petrela, ky eshte nje urdher i Ministrise se Shendetesise dhe i takon vetem kesaj Ministrie, per ta ndryshuar sasine e klorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›