E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petreus viziton Pakistanin

Gjenerali amerikan, Dejvid Petreus, ka vizituar sot Pakistanin ku ka biseduar me shefin e armatës së këtij vendi.

Ambasada amerikane ka njoftuar përmes një deklarate se Komandanti i Forcave të NATO-s në Afganistan ka vizituar sot Pakistanin për tu takuar me Gjeneralin Ashfak Pervez Kajani.

Komunikata thotë se të dy zyrtarët e lartë ushtarak kanë diskutuar tema të interesit të përbashkët dhe mënyrat e përmirësimit të sigurisë rajonale.

Shtëpia e Bardhë gjatë këtij muaji ka kritikuar përpjekjet e Pakistanit për t`i mundur talibanët në zonat kufitare me Afganistanin, kritikë kjo që ishte hedhur poshtë nga Islamabadi.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë amerikane, Admirali Majk Myllen, ka akuzuar Shërbimin e Inteligjencës së Pakistanit se ka lidhje me talibanët afgan në zonën fisnore të veri perëndimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›