E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petric lavdëron Xhakën

Granit Xhaka po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet e tij, të cilat janë vërejtur nga të gjithë. Mesfushori kosovar së fundmi është lavdëruar nga sulmuesi i Hamburgut, Mladen Petric.

Kroati mendon se 19 vjeçari ka talent të pamohueshëm. “Graniti është një talent i shkëlqyeshëm në Zvicër. Ai luan jashtëzakonisht mirë për moshën që ka”, thotë futbollisti kroat për magazinën gjermane Kicker.

Gjithnjë sipas kësaj të fundit, Xhaka mund t’i bashkohet Hamburgut gjatë verës. Ai ka kontratë me kampionin zviceran deri në verën e vitit 2015, por në adresë të tij kanë arritur shumë oferta. Atë e pëlqejnë edhe Manchester Unitedi, Milani dhe Borussia Monchengladbach. Kartoni i 19 vjeçarit sillet kah 7 milionë euro.

Viti 2011 ishte viti më i mirë në karrierën e Xhakës. Ai u bë pjesë e rëndësishme e Baselit, me të cilin e fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Zvicrës. Pastaj e ndihmoi Zvicrën U-21 të shpallej nënkampione e Evropës dhe u bë pjesë e rregullt e përfaqësueses A helvetike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›