E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrit Vasili do te jete nenkryetari ri i Bashkise se Tiranes

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili do të jetë nënkryetari ri i Bashkisë së Tiranës. Vasili zëvendëson në këtë detyrë Edmond Panaritin që pas ndryshimeve të fundit në qeveri mori detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme. Nga viti 2009, Petrit Vasili mbajti në qeveri postin e Ministrit të Shëndetësisë pas një karriere të gjatë në këtë fushë si Drejtor i Drejtorisë së Kujdesit Shëndetësor Parësor, në Ministrinë e Shëndetësisë, Kryeinspektor Sanitar Shtetëror apo dhe Kryepidemiolog i Republikës. Ka publikuar mjaft artikuj shkencore në revistat shkencore shqiptare, në shtypin e përditshëm Nga viti 1997, është pedagog i jashtëm i Fakultetit të Mjekësisë në Departamentin e Shëndetit Publik. Vasili shkon në këtë detyrë në bazë të marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›