E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ardhmja e Bankes se Shqiperise ne eurosistem

“Ne po përgatisim një bankë qëndrore moderne, Shqipëria shumë shpejt do të bëhet pjesë e axhendës europiane dhe sfida kryesore e së ardhmes është futja në eurosistem”. Kështu u shpreh guvernatori i BSH, Ardian Fullani në mbylljen zyrtare të binjakëzimit të BSH me bankat qëndrore të Francës dhe Italisë.
Ambasadori i BE-së, Etore Sequi, i pranishëm në këtë takim ka vlerësuar hapat e hedhur nga Banka e Shqipërisë për të shmangur efektet e krizës në eurozonë. Tre bankat qëndrore, ajo e Shqipërisë, Francës dhe Italisë kanë bashkëpunuar për gati 21 muaj në disa projekte të rëndësishme”- theksoi ambasadori Sekui, i cili shtoi se një nga fushat kryesore të këtij binjakëzimi ka qenë mbikëqyrja bankare, përgatitja e personelit të bankës së Shqipërisë dhe masat për mbarëvajtjen e supervizionit.
“Bashkëpunimi u shtri në fushën e statistikave të bankës të bazuar në metodoligjinë europiane një tjetër risi e këtij bashkëpunimi ishin edhe pagesat. bsh po përgatitet për ndryshime në sistemin e pagesave së fundmi bashkëpunimi në kuadrin e integrimit”- vijoi ai.

Në këtë bashkëpunim mes bankave qëndrore janë përfshirë drejtues të lartë dhe ekspertë të Bankës së Italisë dhe Bankës së Francës ku rëndësi të vecantë i është dhënë kuadrit të rregullimeve ligjore e operacionale, por edhe për ndarjen e ide dhe projekte të së ardhmes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›