E Diel, 1 Nëntor 2026

Petro Koçi denoncon abuzimet me terrenet sportive

Autori i Lajmit: red.
Përplasja mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim mund të shkaktojë një përsëritje të humbjes së pësuar nga kampi i majtë në vitin 2005. Është deputeti Petro Koçi, i cili tërheq vëmendjen për replikat e shkëmbyera në distancë mes dy selive, duke theksuar se këto akuza më së paku do të bëjnë që elektorati i majtë të mos shkojë drejt kutive të votimit vitin e ardhshëm, kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Ndërkaq, Petro Koçi, duke iu bashkuar shqetësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për problematikën e terreneve sportive ka kërkuar ndjekje penale për liderët Sali Berisha e Edi Rama. Prej disa ditësh shndërrimi i terreneve sportive në sheshe ndërtimi është kthyer në qendër të betejës politike të LSI dhe disa deputetëve të majtë.

Ky lajm është publikuar: 06/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›