E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Berisha merr punët e komunave e bashkive si të vetat”

Autori i Lajmit: red.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha, ndërsa ishte i pranishëm në fillimin e punës për rrugën “Sadik Petrela”. “Besoj që ishte rasti që Kryeministri të ishte këtu dhe të mos kuturisej pas një kanali ujërash të zeza, sepse mbeti duke shkuar pas komunave e bashkive për të marrë ndonjë punë mbi vete, sepse punët qeveritare e shikoni të gjithë vetë si po shkojnë”, - tha ai, pas deklaratave të Berishës për abuzime me deklaratat e terreneve sportive, ndërtimit dhe rikonstruksionit të shkollave dhe punëve në qytet. Bashkia, për të tretin vit radhazi, nis ndërhyrjen në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugë dytësore e brenda blloqeve të banimit. Kështu, këtë vit do të ndërhyhet në 62 rrugë kryeqytetase dhe implementimi i këtij projekti mendohet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për banorët e kryeqytetit.
Ky lajm është publikuar: 06/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›