E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, kriza dhe rendi i ri botëror

“Asia News”

Një rend i ri botëror, i programuar prej kohësh, po shndërrohet në “të pashmangshëm”. Shumë politikanë dhe ekonomistë nxitojnë të pohojnë se kjo do të sjellë sakrifica të rënda, por që për çdo person “me logjikë” është e qartë që bëhet fjalë për vuajtje e vështirësi, në fund të fundit, “të domosdoshme”. Katalizator i këtij riformulimi të planetit është kriza ekonomike, viktima të së cilës jemi. Kjo krizë me zjarr të avashtë, prej imobiliaresh, bankash e financiaresh, po prek tashmë industrinë, agrikulturën e të gjithë ekonominë: nga epiqendra, Shtetet e Bashkuara, po mbërrin në gradë të ndryshme në të gjithë botën. Frika e reaksionit zinxhir mbi zhvillime të ndryshme ekonomike politike e sociale, frika e një anarkie në çdo fushë furnizojnë instrumentin e nevojshëm për të vënë në jetë këtë rend të ri, gjë që duket se do të jetë përfundimi i vetëm i mundshëm.

Në këtë mënyrë, do duhet të riformulohen qeveritë: drejtimi botëror i financës, i ekonomisë e fiskalitetit; ai i rendit publik, i sistemit penal, i rregullimit të raporteve private brenda e jashtë mjedisit familjar; të sovranitetit të secilit popull, të vetë mundësisë për të shprehur opinione të ndryshme nga mendimi i vetëm relativist. E gjithë kjo do të konsiderohet e vetmja zgjidhje në fakt e disponueshme dhe e qëndrueshme.

Urdhri i ri dhe G20

Deri para pak kohësh, disa dhjetëvjeçarë, një urdhër i ri i tillë botëror do konsiderohej me tmerr, një llahtari, paradhoma e një diktature botërore. Në fakt, sot e tutje krerët e shteteve do të lavdërohen se kanë dhënë prova, në një moment të vështirë, në kuptimin e të mirës së përbashkët për të gjithë botën e planetin, e në interes gjithashtu të të gjitha shtresave sociale. Duke u kuptuar kjo, me fjalë të tjera kjo është ajo që do na bëhet e ditur, shumë shpejt mendoj, me terma më të qarta sesa sot kemi marrë me mend. Nga ana tjetër, prej kohësh flitet për nevojën e “rregullave” të një Brettin Woods, të re.

Rasti më me shans, në të cilin do njiheshim me emrin e ilaçit “ mrekulli”, në mënyrë joformale, ishte mbledhja e krerëve politikë dhe institucioneve të G20-ës në Washington, më 15 nëntor. “Ilaçi” do të ishte një bankë qendrore botërore që të rregullojë monedhën e vetme referuese si dhe raportet e kësaj (monedhës) me nënemërtesat lokale të sistemit.

Në G20, pas një leksioni të shkurtër e një diagnoze të shpejtë mbi vështirësitë e fundit, “i gjithë faji është i Bushit, liberist, pa mend”. Kujdesi për të shëruar krizën e tmerrshme do të na vijë duke u nisur pikërisht nga përgjegjësit kryesorë të kësaj krize. Mjafton të shihet se kush ka financuar në shumicë fushatën elektorale më të shtrenjtë për Presidencën e ish-superfuqisë amerikane (më shumë se 1 miliard dollarë të dhëna në një moment të rëndë për ekonominë).

Si gjithnjë ndodh, kush kishte interes ka luajtur me të dyja tryezat për çdo rast; por në fund, siç dimë, ka pasur përparësi Barack Obama, kjo edhe në termat e shpenzimeve: gati dyfishi në shifra me shpenzimet e kandidatit republikan. Përveç sektorëve të zakonshëm, bota e spektaklit dhe informacionit, ajo universitare, e ndërtimit, e informatikës dhe e internetit, kontributet për Presidentin e ri kanë ardhur në mënyrë të veçantë nga bota e spekulimeve (“hedge funds”); nga studiot legale (edhe këto tërheqin burime nga alkimi komplekse të kontratave financiare); nga fondet të “private equity”. Për të mos ndryshuar asgjë, duhej që në dukje të ndryshonte çdo gjë. Në fund të fundit, jo më mirë me thënë në sipërfaqe, gjëja u mjaftua me pak: me ngjyrën e errët të Presidentit të ri. Ndërkohë që qeveria e re e Presidenti të ri përbëhet nga përgjegjësit “e njëjtë”. Të shohim emrat në listë për ministrin e Thesarit: Larry Summers, Tim Geithner e Robert Rubin. Janë të gjithë ultraliberistë, njerëz që gjithnjë kanë mbështetur nevojën për të çarmatosur financën nga çdo rregull, por edhe armiq të ligjit Glass Steagall.

Këta janë bashkë me ata që, në xhirot e ngarkuara për llogari të anëtarëve të klanit, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në Bankën Botërore, në qeverinë e Presidentit Clinton, nën mbrojtjen e Alan Greenspan e Ben Sahlom Bernanke, apo edhe të titullarit të Federal Reserve Bank të New York-ut (Geithner), kanë drejtuar në fakt të gjitha zhvillimet e mëparshme e të mëtejshme në nxitjen e krizës së sotme.

Fytyrat e vjetra të qeverisë Obama

Si shef i kabinetit, Obama ka zgjedhur Emmanuel Rahm, i cili ka një karrierë pararojë mes politikës e shtëpive të mëdha financiare të Wall Street-it. Në rastin e tij ka edhe më shumë. Jo vetëm babai i Rahm ishte anëtar i Irgun-it, po ai vetë ka shtetësi izraelite, ka luftuar për Izraelin, është rekomandues për forcat e armatosura izraelite dhe ka mbështetur, në 4 qershorin e shkuar, kandidaturën e Obamës në majën e AIPAC-ut, organizata sioniste amerikane e financuar edhe nga shteti i Izraelit, e cila është përfshirë kohët e fundit në disa raste spiunazhi. Në Izrael e kanë komentuar: “(Rahm) është njeriu ynë në Shtëpinë e Bardhë”.

Ky vëzhgim na çon në idenë që ndoshta zgjedhja mes dy kandidatëve nuk ishte e barasvlershme.

Për një kohë të gjatë në majë të klasifikimeve, sipas sondazheve, pas një montimi në dukje i mrekullueshëm, i forcuar në krah të zgjedhësve me fitoren në Georgia, ka filluar të precipitojë në mënyrë përfundimtare qëkur Presidenti Bush në fund të gushtit, nuk pranoi furnizimin e avionëve-cisternë të dobishëm për aviacionin izraelit për një inkursion me rreze të gjatë, duke refuzuar me këtë garancinë e qeverisë amerikane në një sulm kundër Iranit. Pak ditë më vonë edhe kuotat e para e në vend të parë të naftës, në bankat e mëdha të afareve kishin vënë baste të rënda për të kompensuar humbjet mbi kreditë imobiliare, kanë filluar të shfryhen për të rënë më pas me bursat e të gjithë botës, duke filluar me fillimin e shtatorit.

.

Përktheu Klodi MESHI.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›