Energjetika dhe turizmi; Durrsi “pushtohet” nga italianët
Dje në Këshillin e Qarkut të Durrësit u zhvillua një takim mes drejtuesëve rajonalë të këtij qarku si dhe një grupi sipërmarrësish italianë të fushave të ndryshme. Qëllimi i këtij takimi ishte paraqitja e mundësive që ofron qarku i Durrësit për investime në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.Në takim morën pjesë kreu i Këshillit të Qarkut të Durrësit Seid Kërtusha, Prefekti Klodian Pajuni dhe kryebashkiaku i qytetit Vangjush Dako. Kryetari i Këshilli të Qarkut të Durrësit bëri një paraqitje të shkurtër mbi burimet natyrore të qarkut si dhe ofroi disa prej mundësive për investime. Ai tha se “Durrësi paraqet interes për investime në fushën energjitike duke theksuar se, KRRT e qarkut para pak kohësh miratoi masterplanin e përgatitur nga Ministria e Energjitikës për ndërtimin e parqeve energjitike dhe industrial”. Janë rreth 1200 ha tokë në dispozicion të këtyre projekteve, realizimi i të cilave është parashikuar të realizohet në 30 vjet – u shpreh Kertusha. Po në këtë sector, Durrësi paraqet mjaft interes për ndërtimin e burimeve që përfitohen nga energjia e rinovueshme në mënyrë që të garantohet njëkohësisht edhe mbrojtja e territorit nga mbetjet urbane. Tjetër mundësi që paraqet Durrësi për ivestitorët e huaj është sektori i turizmit. Në këtë fushë atyre ju ofrohet një vijë bregdetare 68 km e gjatë në të cilën dallon Gjiu i Lalësit.Investimet e ndërmarra gjatë viteve të fundit për ndërtimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë e bëjnë atë mjaft tërheqëse për investitorët. Ajo është një zonë që mund të konsiderohet ende e pashfrytëzuar. Sektor tjetër ku mund të investohet theksoi në rezymenë e tij kreu i qarkut është edhe ai i peshkimit. Durrësi disponin një flotë të vogël peshkimi në një kohë që industria përpunuese e prodhimeve të detit është thuajse inekzistente.Edhe investimet ne hekurudhë e në porte do të ishin mjaft frutdhënëse u tha në takim.Ndërsa kreu i Bashkisë Dako, ofroi mundësi për investime në sektorët e riciklimit të mebturinave urbane,në atë të ndërtimit të parkimeve të nëndheshme (të cilat në Durrës thuajse mungojnë fare), në sektorët e transportit, në përpunimin e lëndëve të para si dhe në degë të ndryshme të industrisë ushqimore që në Durrës janë ende të pashfrytëzuara. Nga ana e tyre përfaqësuesit italianë të biznesit, shprehën interes për mundësitë që ofron ky qark për investime dhe do të nisin të reflektojnë për ndërmarrjen e projekteve të ndryshme.