Petrovic Te gatshem per koalicion me PDK-ne

E merkure 29 dhjetor NOA- Kryetari i Partise
se Pavarur Liberale Slobodan Petrovic ka thene se ne mandatin e pare kishte
pasur nje pervoje te mire me PDK-ne dhe ka shfaqur shpresen se edhe subjektet
e tjera politike serbe do te pranojne te hyjne ne kete koalicion.
Ne nje interviste per BBC-ne ai ka shprehur gatishmerine e subjektit te tij
politik per te vazhduar koalicionin qeverises me Partine Demokratike te Hashim
Thacit.
Kjo deklarate duket se vjen pas ofrimit qe ka bere lideri i PDK-se dhe
kryeministri i Kosoves Hashim Thaci se do te pranonte nje qeveri shumeetnike.
Sipas Petrovic partia e tij e cila ka numrin me te madh te votave ne krahasim
me partite e pakicave te tjera mund te perfaqesohet ne parlament me 9
deputete.
Lidhur me akuzat e Dick Martit ai eshte shprehur se eshte drejtesia ajo qe do
te vendose se ku bazohen ato dhe nese jane te verteta duke mos dashur ti
komentoje.