E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petroviq në Patriarkanë

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 20:17

Edhe Patrikana e Pejës ka hapur dyert për Qeverinë e Kosovës. Të enjten këtë institucion fetar, që nuk i njeh institucionet e Kosovës, e ka vizituar ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq.

Gjatë vizitës në komunën e Pejës, ministri Petroviq ka vizituar edhe Patrikanën e Pejës, e cila ka pranuar ministrin serb të Qeverisë së Kosovës.

Ministri Petroviq tha se ka kaluar momente të mira në këtë vizitë dhe se ky institucion fetar, sipas tij, ka raporte të mira me komunën e Pejës. Gjatë vizitës në komunën e Pejës, ministri Petroviq ka ofruar përkrahjen e plotë të ministrisë që ai drejton.

Ndërkaq, kryetari i Pejës, Ali Berisha ka kërkuar mbështetje nga MAPL, për të cilën ministri tha se duhet t’i adresojë kërkesat e komunave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›