E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falen borxhet ndaj shtetit

Nga Express më 21 prill 2011 në ora 22:07

Kuvendi shqiptar miratoi vetëm me votat e mazhorancës projektligjin "Për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave". Opozita kundërshtoi dhe nuk pranoi të votonte asnjërin nga variantet e qeverisë të paraqitura në Kuvend, konkretisht projektligjin

"Për legalizimin e kapitalit, dhënien e amnistisë për disa vepra penale dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor", si dhe prpjektligjin "Për faljen e gjobave dhe kamatvonesave", me argumentin se projektligji ishte populist, joreal dhe pazar i qeverisë në prag të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Diskutimet u shoqëruan me debate të ashpra midis mazhorancës dhe opozitës, ku secila palë dha argumentet e saj pro dhe kundër. Në fjalën e tij para se të hidhej në votim, kryeministri Sali Berisha kërkoi nga opozita që të lërë mënjanë politikën dhe të votojë projektligjin, pasi sipas tij është për shtresat në nevojë.

“Lini mënjanë politikën, bëhuni socialë, mendoni për këto borxhe, për këta njerëz që janë në nevojë se ju i latë me paga dhe ndihma sociale mjerane”, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›