E Diel, 1 Nëntor 2026

Peze Helmes lumi rrezikon 4 persona

Vetem 5 kilometra larg qytetit te Tiranes ndodhet fshati Menik ku jetojne rreth 1 mije banore. Per te shkuar ne kete fshat nga Tirana eshte vetem nje ure pasarele e varur per kembesoret ndersa mjetet duhet te kalojne pergjate shtratit te lumit.

Tre dite me pare 4 persona munden te shpetojne mrekullisht. Ata udhetonin me nje autmjet kamioncine kur lumi eshte rritur ne menyre te befte duke marre para mjetin dhe duke rrezikuar jeten e tyre.

Banoret e fshatit kane kerkuar menjehere ndihme dhe ne drejtim te personave qe rrezikonin jeten ka shkuar nje mjet i rende.

Banoret e ketij fshati prane Tiranes kane kerkuar ndihme me pare per te ndertuar nje ure vetem 60 metra te gjate. Gjate sezonit te rreshjeve dhe ne dimer ata rrezikojne shpesh jeten duke kaluar ne ujerat e lumit Erzen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›