E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në Elbasan, mbyten në pus babë e bir

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qarkun e Elbasanit. Babë e bir kanë gjetur vdekjen paraditen e sotme pasi janë mbytur në pus.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Thanë të Elbasanit ku Enver dhe Florenc Hoxha, përkatësisht 56 dhe 26-vjeç kanë rënë aksidentalisht në pus në momentin kur ishin duke e pastruar.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe të zjarrëfikësve të cilat po bëjnë të mundur nxjerrjen trupave të pajetë nga pusi.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›