E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrest me burg per te arrestuarit per korrupsion

Gjykata e Durrësit lë në burg, tre nga katër të arrestuarit, tre ditë më parë nga policia nën akuzën e korrupsionit.
Për Ëngjëll Taullajn, 52 vjeç, shofer pranë Bashkisë Durrës, Onjel Take, 36 vjeç, përfaqësues i një firme ndërtimi si dhe Pelivan Merkaj, 57 vjec, i punësuar në sektorin privat, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg", ndërsa Dhimitër Maxhari, 45 vjeç, është lënë i lirë me "garanci pasurore".
Këta persona akuzohen për korrupsion, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt përfitimeve të paligjshme, kanë plotësuar dhe dorëzuar për vete apo persona të tjerë, dokumente fiktive pranë zyrave përkatëse të Bashkisë Durrës, me qëllim për t’u bërë pjesë e programit për strehim në banesa me kosto të ulët dhe programin e kredive të lehtësuara nga shteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›