Shtyhet per me 13 shkurt vendimi per te akuzuarit e Gerdecit
Shyhet për në 13 shkurt shpallja e vendimit përfundimtar në gjykatën e Apelit për 29 të pandehurit e akuzuar si përgjegjës të shpërthimit të 15 marsit 2008 në Gerdec.
Relatori i treshes gjykuese Alaudin Malaj e justifikoi shtyrjen e vendimit të parashikuar për këtë të hënë për shkak të dosjes voluminoze.
Në Apel shqyrtimi i dosjes “Gërdeci” zgjati rreth tre muaj.
Vendimi që pritet është i formës së prerë, çka do të thotë që është i ekzekutueshëm.
Prokurorët i kanë qëndruar pretencës së shkallës së parë ku ishin kërkuar 4 dënime për jetë, ndërsa mbrojtja ka kërkuar nga ulje të dënimit deri në pafajësi.
Në shkallën e parë për 29 të pandehur gjykata dha 94 vite burg dhe 26.5 milionë lekë të reja gjobë.