E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkenca për mazokistët

Autopsia e balenave, ruajta e jashtëqitjes etj. Një kontroll i punëve të pista për të mirën e studimeve Si kuron një transplant...

është e tmerrshme ta mendosh, e jo më t’i nënshtrohesh këtij trajtimi. është “bakterioterapia fekale”, ndryshe e quajnë transplanti fekal. Përdoret për të penguar “Clostridium difficile” bakterin që gjendjet në florën intestinale. Nga ndonjë pakujdesi mund të shkaktojë diarre ose një patologji të rëndë si koliti pseudomembranoz.

Sonda

Bakterioterapia fekale konsiston në “rikolonizimin” e zorrëve të të sëmurit me florën bakteriale “të mirë”, që “lufton” me bakterin. Kjo përftohet nga feçja e një dhuruesi të shëndoshë, më pas testohet që të jetë e sigurt, përzihet me një solucion të kripur dhe i futet pacientit në trup përmes një sonde nazogastrike. Procedura është përdorur si trajtim alternativ në luftimin e “Clostridium difficile” nga gastroenterologu australian, Thomas Borody. Kjo “shpikje” shumë e kundërshtueshme për shkak të infeksioneve dhe mungesës së studimeve të mjaftueshme, është përdorur nga disa mjekë amerikanë dhe kanadezë për të parë se si reagon organizmi ndaj saj.

Në stomakun e balenës

Nuk është e lehtë të bësh një autopsi. Michelle Berman, nga “Stanta Barbara Museum of National History” (SHBA), duhet t’u bëjë autopsinë balenave. Kur janë gjetur të ngordhur delfinë ose balena në det, Berman dhe kolegët e tij studiojnë mbetjet duke mbledhur kampionë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, autopsia duhet bërë menjëherë në vendin ku gjenden këta gjitarë.

Aroma e neveritshme

Me veshje të padepërtueshme nga uji dhe satëraç, Berman ecën mes të brendshmeve duke mbledhur kampionë para se organet të dekompozohen. “Mbetjet e balenës së kaltër, mbushin rimorkion e një ekskavatori dhe duhet të kesh kujdes se mos të bien sipër kur i pret”, thotë. I zhytur i tëri në gjak dhe në aromë të keqe është gjithë kohës i rrezikuar nga gazi i dekompozimit që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Qëllimi i Berman është të kuptojë se nga ç’sëmundje janë prekur këta gjitarë që kanë ngordhur. Ai zbuloi disa parazitë që u shkaktonin ngordhjen. Kjo është nga punët e padurueshme dhe të mërzitshme që bën, por shumë e domosdoshme për shkencën.

Zemër dëshiron të kërcesh me mua?

Kërcimi, nga danci klasik te tangoja, është një shfaqje e jashtëzakonshme. Por kjo gjë ndodh kur kemi para syve balerinë tërheqës dhe shumë të shkathët. Peter Lovatt, psikolog i universitetit Hertfordshire (Britani e Madhe) duhet t’i udhëheqë të gjithë për studimet e tij të psikologjisë së kërcimit. Ish-balerin profesionist, Lovatt po heton se si ne komunikojmë me kërcimin, çfarë shprehim dhe ç’u transmetojmë të tjerëve.

Sonte disko!

Për këtë arsye Lovatt dhe ndihmësit e tij po bëjnë disa studime laboratorike duke shkuar në diskoteka dhe salla vallëzimi. Ata regjistrojnë dhe analizojnë lëvizjet e të gjithëve, nga të rinjtë te të moshuarit. Rezultatet ishin këto: femrat tërhiqeshin më shumë nga balerinët që bënin lëvizje të ndryshme, por të vështira dhe të koordinuara. Një lajm i mirë edhe për personat që u pëlqen gjallëria: besimi në aftësitë si balerinë te meshkujt rritet pas moshës 65-vjeçare, ndërsa te femrat bie pas të 55-ave.

I zhytur në jargëza

Jargëzat janë shumë të pakëndshme kur i shohim në sipërfaqen e detit dhe në breg. është një masë xhelatinoze materialesh organike, kryesisht polisakaride që prodhohen nga algat. Zakonisht, kjo masë xhelatinoze krijohet gjatë muajve të nxehtë të verës dhe ne e vërejmë mbi sipërfaqen e ujit, por edhe kur nuk e shohim është e pranishme në thellësi, në stade të ndryshme formimi. Për ta studiuar shkencëtarëve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të zhyten në det, të notojnë mes masës mukoze dhe tapetit xhelatinoz dhe të marrin kampionë për t’i analizuar më pas në laborator.

Në rritje

Mbledhja është e nevojshme për ta studiuar më në detaj këtë fenomen, i cili me kalimin e kohës mund të përkeqësohet. Ekipi i udhëhequr nga Roberto Danovaro, në një studim të fundit të bërë në Mesdhe dhe Adriatik, ka vënë re se frekuenca e fenomenit është rritur shumë këto 20 vitet e fundit, për shkak të ngrohjes globale dhe shkrirjes së akujve. Gjithashtu, studiuesit kanë zbuluar se jargëza përmban një sasi të madhe mikrobesh, përfshi këtu mikroorganizma patogjenë që mungojnë në ujin përreth. Ky është një kërcënim shumë i madh për shëndetin e njeriut.

Nevoja të vjetra

Zakonisht ne përpiqemi ta shmangim, ndërsa ai jo, madje është gjithmonë në kërkim të tij. Paleontologu Jim Mead mbledh jashtëqitjet e njerëzve, ose e thënë në mënyrë më shkencore koprolitet, jashtëqitjet fosile, të kafshëve të zhdukura. Por jo vetëm kaq. Ai mbledh gjithashtu edhe feçe të kafshëve të gjalla, duke i ruajtur në kuti të posaçme.

Pleh

Jim Mead ka mbledhur 900 jashtëqitje kafshësh nga e gjithë bota, nga bajgat e bizonit që datojnë para 23 mijë vjetësh, te jashtëqitja e mamutëve. Paleontologu qesh me famën e tij të krijuar nga jashtëqitja, duke e ditur që për shkencën është shumë e rëndësishme një analizë e tillë. Një shembull? “Mund të kuptojmë shumë gjëra nga klima duke analizuar se me çfarë bimësh ushqeheshin kafshët”, ka shpjeguar Mead. Përmes jashtëqitjes së kafshëve, studiuesit mund të kuptojë se cilat ishin bimët që gjendeshin në tokë në atë epokë dhe se si ishte ambienti, në lidhje me klimën. Gjithashtu, analiza mund të japë të dhëna mbi jetën e kafshëve të zhdukura.

Marrja e organeve

Pas vdekjes mund të dhurohen jo vetëm organet, si zemra, veshkat, apo mëlçia, me qëllim që të shpëtohen shumë jetë njerëzish, por edhe disa inde. Dhurimi i organeve të një personi të vdekur mund të përmirësojë jetën e pesëdhjetë personave të tjerë. Por specialistët që kujdesen për marrjen e këtyre indeve nuk kanë një detyrë të vështirë. Me bisturi në dorë, një grup mjekësh mund të punojë dhjetë orë mbi një trup, duke e ndarë mishin nga kockat. Indet e përftuara futen në dhoma frigoriferike dhe më pas dërgohen nëpër qendrat spitalore ku nevojiten, për t’u përdorur te pacientët edhe pas pesë vjetësh.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›