Pezullohet filmi i ri i James Bond

Lajme të këqija për adhuruesit e James Bond-it: filmi i ri i serisë është pezulluar për kohë të pacaktuar për shkak të katastrofave financiare të MGM-së, e cila e distribuon.
“Për shkak të paqartësive të vazhdueshme mbi të ardhmen e MGM-së dhe dështimit të marrëveshjeve për shitjen e saj, kemi pezulluar përgatitjen e James Bond-it të 23-të për kohë të pacaktuar.
Nuk e dimë kur do të rifillojë përgatitja dhe nuk kemi një datë për daljen e filmit”, kanë thënë në një deklaratë producentët Michael G. Wilson i EON dhe Barbara Broccoli. Nga ana e tij, Daniel Craig që do të duhej ta luante rolin e 007-shit për të tretën herë, deklaron: “Kam besim te plotë te Michael e Barbara dhe mezi pres rifillimin e xhirimeve”.
Kjo seri e James Bond është ndër më të gjatat e realizuar nga MGM. Ajo e mëparshmja "Quantum of Solace" (2008) ka arkëtuar në botë 586 milionë dollarë.