Manal: Jam e virgjër
Kohët e fundit, banorët kanë debatuar shpesh me njëri-tjetrin për një arsye apo për një tjetër. Jetmiri ka tentuar të shpjegohet me Manalin, ndërsa Seldi e ka këshilluar që ajo të mos bëhet pjesë e lojës së Jetmirit. Gjatë një bisede, Jona ka thënë se është shumë e dashuruar me djalin që është e lidhur për momentin, ndërsa Klodi ka thënë se ai ka dashuruar vetëm një herë.
Seldi dhe Kika hamendësojnë për lojënSeldi dhe Kika qëndrojnë në kopsht dhe bisedojnë për kohën që kanë qëndruar brenda shtëpisë së BB dhe po ashtu diskutojnë dhe anën tjetër të medaljes, se sa kohë u ka mbetur për të qëndruar aty. Seldi mendon se në ndonjërën nga javët në vijim, mund të ketë ndonjë eliminim të dyfishtë dhe Kika e mbështet. Ky i fundit shprehet se çdo ditë që kalon, loja bëhet më emocionuese dhe po ashtu finalja është magjia e fundit. Ata vazhdojnë të llogarisin se sa banorë mund të shkojnë në finale dhe të dy pohojnë se u vjen keq që ta lënë lojën në këtë pikë. Më pas Seldi ndryshon mendim dhe thotë se nuk do të ketë eliminim të dyfishtë, por gjithashtu nuk e përjashton mundësinë se “Big Brother” mund t’ju bëjë surpriza të llojeve të ndryshme, madje duke futur dhe banorë të rinj.
Erioni: “S’kam shkruar asnjëherë letër dashurie”Klodi, Erioni dhe Jona qëndrojnë në sallon dhe bisedojnë për dashurinë. Klodi pohon se duke u nisur nga shenja e horoskopit që ai dhe Jona kanë, janë tipa që dashurojnë vërtet dhe me gjithë qenien e tyre. Erioni pyet Jonën sa herë ka qenë e dashuruar dhe ajo përgjigjet se me djalin që ka lidhje tani, është shumë e dashuruar. Po ashtu edhe Klodi tregon se ka dashuruar vetëm një herë. Më pas aty mblidhen pothuajse të gjithë banorët për të përgatitur menynë e javës. Në ato momente, Klodi pyet Erionin se sa kohë ka pa shkruar një letër dashurie dhe ai përgjigjet se nuk ka shkruar asnjëherë. Klodi, Seldi dhe Domi çuditen nga ky fakt, ndërsa Seldi, pas së njëjtës pyetje të drejtuar nga Domi, përgjigjet se mund të ketë pesë vite pa shkruar një letër dashurie. Ata i kthehen përsëri menysë së javës dhe diskutojnë me njëri-tjetrin se çfarë do të vendosin.
Jetmiri sqarohet me ManalinJetmiri ka dashur të sqarohet me Manalin dhe i ka kërkuar të flasin teksa ajo luan piano. Manal shprehet se është pak e mërzitur me të për lojërat e tepruara dhe se Jetmiri nuk duhet t’u japë arsye të tjerëve që të komentojnë për të. Jetmiri shprehet se ajo duhet të mundohet ta kuptojë se lojërat janë një mënyrë e mirë për të njohur banorët. Manal shprehet se pak a shumë ata njihen të gjithë, e Jetmiri e pyet nëse ajo e njeh Jonën. Manal përgjigjet se ajo nuk ka shkuar të flasë me të dhe Jetmiri shton se loja ka qenë një mënyrë për ta njohur Jonën, pasi deri tani ajo ka mbajtur pozicionin e një njeriu inteligjent, që flet në mënyrë të kulturuar dhe ka energji pozitive, por duhet provuar se sa vlen. Manal e pyet nëse ai po bën të njëjtën gjë edhe me të dhe Jetmiri përgjigjet se ai po kërkon ta aktivizojë. Ajo thotë se do të dalë të shtunën, por Jetmiri shprehet se ajo ka akoma për të dhënë dhe nuk ka pse të dalë.
Seldi: “Manal, Jetmiri po të përdor për lojë”Seldi dhe Manali kanë biseduar për një kohë të gjatë mes tyre. Ai e pyet Manalin nëse po e përjeton me emocion faktin që është në nominim dhe ajo përgjigjet se është pak në tension. Seldi shprehet se ajo duhet të ecë vetë, ndërkohë që gjithë ditën e shpenzon me Jetmirin. Seldi shprehet se Jetmiri mendon vetëm për veten e tij dhe e këshillon të mos bëhet pre e lojës së tij. Ai vazhdon duke thënë se Jetmiri është i lumtur që ka Manalin, pasi nuk i ka mbetur asnjë person me të cilin të flasë dhe i ka mbaruar skenari që kish përgatitur. Kika që afrohet pranë tyre, i thotë Manalit të mos bjerë pre e lojës së askujt dhe t’i kuptojë vetë gjërat.
Lojëra dhe debateBanorët kanë organizuar disa lojëra, duke nisur me një imitim të “C’e` posta per te”, ku Erioni merr rolin e drejtuesit dhe dy personat që do të ritakohen pas shumë vitesh janë Klodi dhe Jona, të cilët improvizojnë dy personazhe. Në lojë përfshihen edhe banorët e tjerë, përveç Jetmirit. Por sërish banorët nuk arrijnë t’i shmangin debatet. Domenika dhe Seldi janë të mërzitur, sepse mendojnë se Mandi dhe Kika e tepruan. Ata debatojnë me këtë të fundit, duke i vënë në dukje faktin se ai kishte bërë një pyetje për vitet e shkollës e sipas tyre me këtë donte që të nxirrte më të ditur Manalin. Hakiu ia kthen se ata kërkonin që ta ulnin Manalin me pyetjet që i bënin, por Seldi kundërshton, duke thënë se nuk është qëllimi i tij ky. Duke diskutuar për këtë argument,
Klodi shprehet se Hakiu po e bën të duket sikur ata të gjithë janë kundër Manalit, meqë ajo është në nominim dhe ai vetë del i mirë. Për Seldin, Hakiu po përpiqet t’i rrisë vlerat e ta shpëtojë Manalin. Gjatë lojës, Manal është shprehur se është e virgjër, duke e treguar këtë me krenari. Sipas Domenikës, në vitin ku jetojmë, kjo gjë nuk duhet të thuhet me krenari, pavarësisht ideve të Manalit që i ka fituar nga masa, nga mentaliteti apo kultura që ka. Të tjerët e kundërshtojnë dhe thonë se ajo këto bindje i ka nga lidhja me fenë myslimane dhe se nuk duhet të kapen me këtë gjë. Domenika shprehet se ajo nuk duhet ta thoshte kaq seriozisht në lojë këtë gjë, pasi të gjithë po bënin shaka e nuk duhej kthyer një lojë në seriozitet.
Jetmiri përgatit mëngjesinMiri zgjohet herët në mëngjes. Duka ardhur rrotull nëpër kuzhinë, atij i shkon mendja të përgatisë mëngjesin. Por, ndryshe nga mëngjeset e tjerë, ky është i veçantë, sepse përveç asortimenteve të zakonshme, Miri nëpër pjata vendos kryesisht perime që jo çdokush i ha për mëngjes dhe madje të paqëruara. Ai e zbukuron tryezën me lule dhe me ananas. Ai mendon që t’u lërë disa dedikime banorëve, si mënyrë për të dalluar vendet se ku do të ulen. Kështu, ai nis të shkruajë me radhë në copa letrash pseudonimet që u ka vënë banorëve, si për shembull Mrs. Bukuria, Mrs. Serioziteti, Mr. Andon Ledhi, Mr. Adoleshenca, Mr. Aktori i vitit etj. Një orë pas tij, ngrihet Erioni, i cili habitet nga mëngjesi i përgatitur mbi tavolinën e ngrënies. Ai mbledh të gjitha letrat e shkruara dhe heq edhe perimet nga pjatat, duke e prishur surprizën për të tjerët. Më pas, edhe ai shkon të flejë, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Banorët habiten për mëngjesinAshtu si çdo mëngjes tjetër, i pari që zgjohet është Kika. Pasi kryen punët e para, ai shkon në kuzhinë dhe sheh me habi tavolinën e ngrënies që është pothuajse e shtruar, por nuk bën asnjë reagim tjetër, përveç shprehjes së habisë në fytyrë. Pas Kikës zgjohet Klodi e kur takohen të dy, Klodi shprehet se është e çuditshme që Jetmiri ka menduar për të bërë diçka të mirë dhe Kika shton se ai ia ka përmendur këtë fakt, dhe mesa duket Jetmiri ka reflektuar. Më pas Jona zgjohet dhe bashkë me Klodin qëndrojnë përpara tavolinës që ka shtruar Jetmiri, duke e komentuar. Banorët habiten nga veprimi i Jetmirit, pa e ditur se ai u kishte vënë edhe pseudonimet.
Erioni ngacmohet me fjalë me JonënBanorët janë mbledhur në sallon dhe komentojnë këngët që dëgjojnë në sfond. Erioni i thotë Mandit se ai mund ta marrë Jonën për të kërcyer, kurse ai i përgjigjet se ajo mund të kërcejë me Erionin. Erioni shton se Jona e ka refuzuar një herë dhe e imagjinoi se do ta refuzonte edhe këtë radhë. Jona është aty dhe thotë se kjo nuk është e vërtetë. Klodi pyet Mandin se përse nuk kërcejnë dy meshkuj bashkë, pasi nuk ka ndonjë të keqe dhe Mandi përgjigjet se ata kanë femra atje dhe nuk kanë pse të kërcejnë dy meshkuj bashkë. Klodi i mëshon dhe njëherë idesë së tij dhe thotë se ai dje ka dashur t’i propozojë një femre dhe mes banorëve shpërthejnë ovacione. Më pas, të gjithë banorët dalin në kopsht, Seldi me Domin kapen për faktin se kush ka konsumuar më shumë cigare dhe i bëjnë llogaritë njëri-tjetrit.
#