E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pezullohet gjyqi i Ratko Mlladicit

Gjykatesi ne Hage pezulloi sot ne diten e dyte procesin gjyqesor per krime lufte te ish komandantit te serbeve te Bosnjes Ratko Mlladic.

Gjykatesi Alphons Orie permendi si shkak gabimet e prokurorise qe nuk i kishte bere te ditur pales mbrojtese nje sere te dhenash. Gjykatesi tha se data e re e gjyqit do te caktohet pasi te analizohet ndikimi i plote i gabimit te prokurorise.

Ratko Mlladic po gjykohet nen 11 akuza perfshire ate per gjenocid per rolin e tij gjate luftes ne Bosnje ne fillim te viteve 90. Ai eshte akuzuar per dhenien e urdherit per masakren e 8 mije burrave dhe djemve myslimane ne Srebrenice ne vitin 1995. Ratko Mlladic thote se nuk ka kryer asnje krim.

Ne se shpallet fajtor ai mund te denohet me burgim te perjetshem. Ratko Mlladic konsiderohet si hero nga shume serbe vecanerisht ne Bosnje. Ai u arrestua vitin e kaluar pasi i ishte fshehur drejtesise per 16 vjet.

Vezhguesit thone se ai nuk do te kishte qene ne gjendje te fshihej kaq gjate pa patur nje rrjet mbeshtetes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›