Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sulmet e gazetarëve në Mitrovicë
PRISHTINË- Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK), dënon ashpër sulmin e ndodhur ndaj gazetarëve Musa Mustafa dhe Alidin Damiti, në veri të Mitrovicës, gjatë kohës kur ata po raportonin nga kjo pjesë e vendit.
“Sulme të tilla janë të papranueshme për UGK-në, pengesë e drejtpërdrejt në ushtrimin e punës së gazetarëve, dhe pengesë në të drejtën e tyre për të informuar opinionin publik”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Sipas këtij të fundit, shqetësuese për UGK-në është edhe fakti i mos reagimit të organeve kompetente për mbrojtjen e gazetarëve dhe mos ndihmesa e tyre në realizimin e punës së tyre. UGK i bënë thirrje mekanizmave të sigurisë që të ndërmarrin sa më shpejt masa ndaj atyre personave të cilët i pengon e drejta për informim, dhe u bënë thirrje po ashtu që t’i sigurojnë dhe t’i shoqërojnë gazetarët kur ata kanë nevojë të raportojnë nga kjo pjesë e vendit.
UGK i bënë gjithashtu thirrje të gjithë kolegëve gazetarë e në këtë rast atyre që raportojnë nga veriu i Kosovës që të jenë vigjilent, mirëpo të vazhdojnë punën e tyre profesionale edhe nga kjo pjesë e vendit, sikurse nga çdo pjesë tjetër.
(d.b/BalkanWeb)