Sulmohet nje postbllok i policise ne Luginen e Presheves
Ministria e puneve te brendshme te Serbise njoftoi per nje sulm me arme zjarri ndaj nje postblloku te policise se Luginen e Presheves. Sipas policise serbe sulmi i cili kaloi pa pasoja ne njerez ka ndodhur sot pas mesnate ne fshatin Dobrosin te komunes se Bujanocit nje nga tri komunat me shumice shqiptare ne jug te Serbise.
Ministri i Brendshem serb Ivica Dacic u tha mjeteve serbe te informimit se sulmi eshte kryer nga sic eshte shprehur ai sulmues te panjohur te grupeve terroriste shqiptare. Ne momentin e sulmit ne postbllok ndodheshin kater pjesetare te policise dy nga te cilet te perkatesise kombetare serbe dhe dy te perkatesise kombetare shqiptare.
Ministri serb tha se te shtenat kane ndodhur nga drejtimi i Kosoves por nje gje e tille u mohua nga policia e rajonit te Gjilanit e cila nuk ka njohuri per nje sulm te tille.
Ministri serb Dacic e ka cilesuar incidentin si shembull drastik te shkeljes se marreveshjes me bashkesine nderkombetare dhe deshmi se sa eshte e kercenuar paqja dhe siguria.
Ne fshatin Dobrosin ne vitin 2000 ishte themeluar Ushtria lirimtare e Presheves Medvegjes e Bujanocit nje formacion i kryengritesve shqiptare qe luftonin per me shume te drejta te shqiptareve ne zone.
Ne maj te vitit 2001 konflikti ndermjet kryengritesve shqiptare dhe forcave qeveritare serbe mori fund me nderhyrjen e komunitetit nderkombetare.