Arrestohet nje serb ne veri te Mitrovices bashkekombesit e tij hidhen ne protesta
Policia e Kosoves beri te ditur se ka arrestuar nje pjesetar te komunitetit serb ne veri nen dyshimet per perfshirje ne nje incident te demtimit te prones se policise.
Sipas autoriteteve Jovia Milkovic i lindur ne vitin 1975 eshte arrestuar nen dyshimin se ishte perfshire ne shkaterrimin e nje postblloku te policise ne pjesen veriore te Mitrovices ne muajin prill te ketij viti.
Shkaterrimi i postblokut kishte pasuar perpjekjet e policise per vendosjen e nje pike te perhershme kontrolli ne nje lagje me popullsi te perzier ne veriun e Mitrovices pas nje incidenti ne te cilin humbi jeten nje shqiptar.
Arrestimi i sotem nxiti reagime te banoreve serbe grupe te te cileve u hodhen ne protesta duke bllokuar per disa ore levizjen e makinave dhe njerezve ne lagjen ku ka ndodhur arrestimi.
Veriu i Kosoves i banuar me shumice serbe vazhdon te jete skene e kundershtimeve me te ashpra ndaj pavaresise se Kosoves dhe ne ate zone edhe me tej nuk njihen e nuk pranohen institucionet e Prishtines.