Pezullohet kreu i Komunitetit Mysliman

Sipas tyre kryetari Muca me veprimet e tij ka shkelur statutin dhe ka krijuar klane dhe grupime brenda ketij instuticioni.
Situata brenda Komunitetit Mysliman ka dale nga kontrolli. Selim Muca ka nxitur kete situate duke krijuar grupime qe kane kaluar ne veprime radikale dhe kercenuese. Kane kercenuar strukturat e sigurise kombetare duke permendur emrin e institucionit tone. Selim Muca pezullohet nga posti i kryetarit ka deklaruar nje anetar i kryesise.
Nderkohe vete kryetari i Komunitetit Mysliman Selim Muca ka theksuar se eshte ne krye te detyres edhe pse sipas tij disa individe kerkojne te paralizojne dhe pengojne mbarevajtjen e punimeve ne kete institucion.
Individe te caktuar vazhdimisht ushtrojne presion ne menyra te ndryshme duke penguar ne te gjitha menyrat mbarevajtjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Kryetari i komunitetit eshte ne krye te detyres i zgjedhur sipas statutit ka pohuar Muca.
Sipas statutit te Komunitetit Mysliman shqiptar kryetari shkarkohet kur ben shkelje te rende te statutit kur kryen vepra kriminale ose me 2/3 e votave te Keshillit te Pergjithshem.