E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullohet lundrimi i anijeve të peshkimit në Vlorë

TIRANË, 25 nëntor/ATSH/ Autoriteti Portual i Vlorës bën me dije sot në një njoftim zyrtar se për shkak të motit të keq, është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit.

Në njoftim thuhet se, për shkak të përkeqësimit të motit që pritet në ditët në vijim është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur deri ditën e nesërme ora 6:00.

Gjithashtu, bëhet me dije se trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur në port, por nisja do të shtyhet për nesër në orën 13:00 për shkak të kushteve atmosferike.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, ju bëjmë me dije se është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda Gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 25.11.2025 deri në datë 26.11.2025 në orën 06:00”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Portual Vlorë, njofton se drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës duhet të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.

Ky njoftim vjen me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, ndërsa nga APV kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Autoriteti Portual Vlorë, cilëson se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të ditës së nesërme.

/e.i/ /a.g/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›