E Diel, 1 Nëntor 2026

Vret gruan para 3 fëmijëve, plagoset në përballje me policinë

12/03/2012  Autori 45-vjeçar Irfan Biba me probleme mendore. Qëlloi policinë, plagoset rëndë vetë

KUKES- Një grua 35-vjeçare ka mbetur e vdekur brenda banesës së saj nga dora e bashkëshortit, me të cilin kishte dhe 3 fëmijë të mitur. Po kështu burimet e policisë në qytetin e Kukësit, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kollovoz të këtij rrethi, ndërsa të pranishëm në krimin makabër kanë qenë dhe 3 fëmijët e çiftit. Madje ka qene nje nga femijet qe ka lajmeruar me celularin e te atit policine. Rapotohet se viktima është Arze Biba, 35 vjeç, ndërsa autori, person me probleme në shëndetin mendor është Irfan Biba 45 vjeç. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa është pritur me breshëri armësh nga Biba dhe gjatë rezistencës ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja

Krimi brenda familjes godet sërish. Bashkëshorti me probleme mendore vrau dje gruan e tij, nënë e 3 fëmijëve të vegjël. Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kukës në fshatin Kollovoz, kur pas një grindjeje për motive banale Irfan Biba 45 vjeç ka vrarë me automatik me 3 plumba gruan e tij, Arze Biba, 35 vjeç. Ngjarja u shënua në banesen e çiftit në momentin kur tre fëmijët ndodheshin aty. Autori u largua nga vendngjarja dhe u arrestua nga policia pas 6 orësh ndjekjeje. Madje ai bëri dhe rezistencë ndaj policisë duke qëlluar me automatik ndaj uniformave blu dhe banorëve të fshatit. Situata e krijuar ishte e pazakontë, por blutë mundën ta arrestojnë 45-vjeçarin në kohë. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan dhe gëzhojat e armës. Mësohet se çifti prej disa vitesh martuar kishin 3 fëmijë të mitur. Biba vuante nga probleme mendore dhe ishte shtruar 3 herë në spitalin psikiatrik të Tiranës për mjekime. Policia e Kukësit pasi zbardhi krimin tha se ngjarja e ndodhur në fshatin Kolloviz, kur një 45-vjeçar me probleme mendore ekzekutoi bashkëshorten e tij. Sipas policisë, 45-vjeçari Irfan Biba ka ekzekutuar me armë të tipit automatik që e mbante pa leje, gruan e tij, Arze Biba, 35 vjeç nënë e tre fëmjëve të mitur. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje pas njoftimit, por nuk ka mundur të shpëtojë bashkëshorten, e cila ka mbetur e vdekur në vend.

Gjatë operacionit për arrestimin e autorit, Biba ka hapur zjarr ndaj forcave të policisë, dhe pas rezistencës dhe kërkesës për t’u dorëzuar rreth 20 efektivë janë kundërpërgjigjur.

Burime nga policia e Kukësit bëjnë me dije se Biba ka mbetur i plagosur rëndë pas shkëmbimit të zjarrit. 45-vjecari i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës me helikopter, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›