Tiranë, aksident në mbikalimin e Kasharit, plagosen 2 persona
KASHAR- Një aksident autobomolistik me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kasharit.
Një automjet tip Ford me targa TR 6510S që po vinte në drejtim të Tiranës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dëmtimet e mëdha të automjetit kanë shkaktuar plagosjen e drejtuesit dhe pasagjerit, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak.
Ende nuk është bërë i ditur identiteti i dy të plagosurve, por burime nga Spitali Ushtarak pohojnë se ata janë në gjendje të rëndë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)