E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pheniani kërcënohet me sulm bërthamor

Korea Veriore ka ashpërsuar retorikën e saj para manovrave të planifikuara detare të forcave të armatosura amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut.

Komisioni kombëtar i mbrojtjes kërcënoi se qeveria në Phenian është e gatshme për një "luftë të shenjtë".

Nga ana e qeverisë amerikane u tha se SHBA nuk është e interesuar për luftë verbale me Korenë e Veriut.

Të nevojshme janë veprimet konstruktive, ka thënë pala amerikane.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar stërvitjet katërditore detare, si reagim ndaj fundosjes së një anijeje ushtarake të Koresë së Jugut, në muajin mars.

Koreja e Jugut akuzon Korenë e Veriut për fundosjen e anijes.

Si pasojë patën humbur jetën 46 marinarë.

Si reagim ndaj manovrave, të cilat fillojnë sot, zyrtarët në Phenian u kërcënuan me përdorim të armëve bërthamore.

Lajmin e bënë te ditur mediet zyrtare të Koresë së Veriut.

"Koreja e Veriut është e gatshme për një luftë të shenjtë e te dhunshme", shpjegoi Komisioni i Mbrojtjes Kombëtare."Të gjitha këto manovra të luftës nuk janë gjë tjetër veçse provokime të pastra," shtoi ai.

"Këto operacione kërkojnë t'i mbyllin gojën Republikës Demokratike Popullore të Koresë me anën e forcës së armëve," njoftoi agjencia zyrtare e Koresë së Veriut KCNA.

"Ushtria dhe populli i Koresë së Veriut - tha përsëri KCNA – “me të drejtë do të kundërshtojnë me pajisjet e tyre më të fuqishme bërthamore."

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›