E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat nuk mund të përballojnë një krizë të re

Rregullatorët bankarë evropianë thonë se shtatë nga 91 banka, nuk kanë fonde të mjaftueshme për t’i mbijetuar një krize tjetër të rëndë.

Komisioni i Mbikëqyrësve Evropianë të bankave, me qendër në Londër, i shpalli rezultatet dje, në të ashtuquajturën provë të stresit.

Prova kishte si qëllim që të siguronte investitorët dhe publikun për qëndrueshmërinë e sistemit financiar, megjithëse shumë vende përballen me nivele në rritje të borxhit.

Investitorët shqetësohen se shumë banka i kanë dhënë hua qeverive evropiane dhe mund të falimentojnë nëse qeveritë nuk e kthejnë borxhin.

Në provën e stresit u theksua se shtatë bankave që nuk e kaluan provën, u duhet të grumbullojnë 4.5 miliardë dollarë gjithsej.

Mes tyre janë Hypo Real Estate e Gjermanisë, banka ATE e Greqisë dhe pesë banka rajonale spanjolle.

Në anën tjetër, numri i bankave që kanë falimentuar gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar mbi 100.

Fondi për sigurimin e depozitave (FDIC) sipas të dhënave të veta ka marrë përsipër shtatë institucione financiare në shtetet federale të Gjeorgjisë, Floridës, Karolinës Jugore, Kanzasit, Nevadës, Minesotës dhe Oregonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›