(Vetë)kufizimi i lirisë së shtypit

Duhet të ndjehemi të kënaqur mbi risitë dhe shtjellimet që ka ofruar shtypi francez në atë që tashmë njihet si “Çështja Bettencourt-Woerth”. Vetë qeveria dhe parlamentarët e saj, që e kanë për detyrë të përkujdesen e të mbrojnë liritë vetjake, kanë pasur rastin e artë për t’u ballafaquar e për të shijuar pavarësinë dhe forcën e shtypit francez.
Ndoshta, disa të zgjedhurve të popullit apo edhe disa ministrave të qeverisë, mund t’u lëvrijë në mend se mund të bëhet fjalë edhe për “ujë nën rrogoz” apo edhe për “metoda fashiste”. Kështu, ata ende nuk gëzojnë kuptimësi të qartë se çfarë do të thotë në të vërtetë të kesh një shtyp të lirë, demokratik dhe që nuk të bën thjesht temena. Do të mjaftonte edhe kaq për të nxjerrë në pah një nga cilësitë bazë të demokracisë, për ata që mbartin mbi vetë sqimën e përkrahjes së pakufishme të së drejtës së informimit dhe nga ana tjetër, të asaj pale që kërkon pa reshtur të fusë në binarët ligjorë veprimtarinë mediatike, me qëllim të mbarë e këtu nuk ka vend për dyshim, për të kufizuar sadopak fuqinë e tij.
Në të vërtetë, në një regjim demokratik ku qytetarët kanë fatin të ushtrojnë pavarësinë politike, detyra thelbësore e shtypit qëndron në faktin se u ofron mundësi qytetarëve të zhvillojnë ndjenjën e kritikës, me qëllim që të aftësohen për të vlerësuar e peshuar saktë zgjedhjet e tyre politike apo administrative. Rrjedhimisht, të formësojnë gjykimin politik. Kështu, është më se e kuptueshme që detyra e shtypit është të furnizojë klientelën me informacion të bollshëm, pa i hequr e pa i shtuar as edhe një presje realitetit që ofron. Megjithatë, kujdesi kurrë nuk është i tepërt, as mungesa e skrupujve apo edhe këndvështrimeve të ndryshme, që duhet të ushtrohen gjithsesi brenda një pushteti pa sinorë.
Liria e informimit të publikut përbën ashtin e demokracisë dhe vendosja e kufizave ndaj saj, do të vinte në rrezik vetë të drejtat politike të cilitdo qytetar. Ashtu siç shkruan edhe Tocqueville në librin e tij “Në gjurmët e demokracisë në Amerikë”: “Në një vend ku sundon dukshëm dogma e sovranitetit të popullit, censura nuk është vetëm e rrezikshme, por mbi të gjitha edhe absurde”. Kështu, nevojiten vallë arsye madhore e shtrënguese për ta vënë ligjërisht nën hyqëm?
A mos vallë është shpifja njëra prej arsyeve? Sipas z.Eric Rault, deputet i Seine-Saint-Denis, ka theksuar ”gjithçka mund të lejohet në demokraci, përveç shpifjes”. Kjo deklaratë e politikanit në fjalë është shumë e përgjithshme dhe ka nevojë për detaje e saktësime të mëtejshme. Nëse shtypi cenon apo hedh baltë në jetën private të një individi, në mënyrë të padenjë e duke dhunuar integritetin moral dhe nderin e tij, shtypi nuk mund të fshihet pas mbrojtjes ligjore. Shpërndarja e informacioneve të tilla përbën dhunim të hapur të jetës private të individit, që do të thotë, të një jete që nuk duhet të dalë në pah e t’i nënshtrohet gjykimit publik, as për mirë e as për keq; kjo e drejtë është e sanksionuar kushtetueshmërisht për qytetarinë demokratike.
Sidoqoftë, ndryshe nga dukuria që trajton ashtu si edhe shumë të tjerë edhe z.Raoult, të tilla parime nuk mund të bien ndesh me lirinë e shtypit, kur gazetaria hetuese nxjerr në publik fakte të natyrës publike, e ndërkohë që edhe vepruesit janë individë të rrafshit publik. Me fjalë të tjera, persona që mbartin mbi shpinë funksione politike, administrative apo juridike. Shtypi akuzohet rëndom se është shumë i fuqishëm, por në të vërtetë nuk është edhe aq. Personat publik, veçanërisht qeveritarët, i kanë të gjitha mundësitë për të saktësuar pasaktësitë e informacioneve që shtypi hedh në publik; qeveritarët gëzojnë “përparësi të veçantë hyrjeje” në mjetet e informimit publik.
Nga ana e tij, shtypi nuk mund të bjerë në ujdi me politikën, në lidhje me kërkimin e informacioneve të nevojshme për publikun, vetëm e vetëm se mund të shihet vëngër nga të zgjedhurit e popullit, qofshin në administratë publike e qofshin në qeveri. Shtypi – duhet shqitur nga mendja një herë e mirë kjo ide – nuk është pushteti i katërt krahas tri pushteteve, ekzekutiv, legjislativ e gjyqësor: ai është me vullnet të lirë shërbestar i demokracisë. (Le Monde)