Obama për pushime në Gjirin e Meksikës

Sinjal i qartë i familjes Obama për amerikanët.
Familja e presidenciale ka vendosur të shkojë me pushime në Gjirin e Meksikës, më 14 gusht.
Saktësisht ne Florida, pikërisht aty ku Michelle Obama u kërkoi amerikanëve të kalojnë disa ditë pushimi, për të ndihmuar popullatën e dëmtuar nga derdhja se naftës.
"Njerëzit këtu varen nga turizmi. Ka plazhe të bukura dhe të pastër, të cilat nuk janë prekur nga nafta," tha Zonja e Parë e SHBA-së.
Vendimi për të kaluar pushimet e gushtit në Florida, erdhi pas debateve të ngritura nga konservatorët, te cilët e akuzuan familjen Obama për "hipokrizi" pasi kishin zgjedhur të kalojnë tri ditë pushime në Maine.
Më 12 korrik zonja e parë Michelle shkoi në Panama City Beach, Florida, ku u fotografua tek ecte mbi rërën e bardhë të një plazhi të braktisur dhe ftoi amerikanet të vepronin si ajo.
"Nëse me të vërtetë doni të ndihmoni popullin e Gjirit kundër valës së naftës, hajdeni me pushime në Florida. Njerëzit këtu vazhdojnë të varen nga turizmi. Ka plazhe të bukura dhe të pastër, të cilat nuk janë prekur nga njolla e naftës”, kishte thënë Michelle.
Fatkeqësisht deklarata e bërë shkoi dëm pasi tri ditë më pas Obamat vendosën të kalojnë fundjavën në Bar Harbor, në Maine.