E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal i ri i pedofilisë në Brazil

Arrestimi i një prifti 83 vjet në Brazil, nën akuzat për abuzimin e djelmoshave deri në moshën 12 vjet, është skandali më i ri që ka tronditur kishën katolike.

Akuzat në adresë të Atit Luiz Marques Barbosa dhe dy priftërinjve tjerë në Brazil, kanë bërë jehonë të madhe në këtë shtet katolik dhe ato vijnë pas akuzave për aktivitetet seksuale të priftërinjve në Amerikën Latine, Europë dhe SHBA.

Skandali shpërtheu, pasi që kanali televiziv brazilian, SBT, publikoi muajin e video-xhirim të Barboses në shtrat me një 19 vjeçar, xhirim ky i cili u publikua edhe në internet.

SBT njoftoi se xhirimi është bërë fshehurazi në janar të vitit 2009 dhe se i është dërguar anonimish këtij kanali televiziv.

Mbeti e paqartë se a ka pasur 19 vjeçari në xhirim, i cili ka punuar katër vjet për
Barbosen, edhe më herët marrëdhëniet seksuale me priftin në fjalë.

Gazetarët e SBT-së shkuan në shtëpinë e Barbosës dhe e konfrontuan atë me këtë xhirim.

I pyetur se a ka abuzuar ndonjëherë djelmosha, Barbosa theksoi se në këtë pyetje mund të përgjigjet vetëm gjatë rrëfimit dhe ndërpreu intervistën.

Sipas zyrtarëve brazilianë, Barbosa është arrestuar të dielën në mbrëmje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›