Tepelenë, vetëvritet me çifte i moshuari, shkak depresioni

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me çifte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Qesorat të Komunës Qesorat të rrethit Tepelenës ku 70-vjeçari Shyqyri Zeqaj është vetëvrarë me armë gjahu.
Sipas policisë i moshuari jetonte me bashkëshorten e tij dhe kohët e fundit vuante nga tensioni i lartë dhe shpesh herë edhe nga depresioni, ku para dy ditësh kishte dalë nga spitali.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes së të moshuarit, Zeqaj i ka thënë asaj që të lëshonte bagëtitë dhe më pas ka qëlluar me armë veten dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Nga kqyrja që iu bë kufomës nuk rezultoi asnjë shenjë dhune apo dëmtime të tjera veç plagës së shkaktuar nga çiftja. Sipas policisë shkaku i vetvrasjes është gjendja depresive që i moshuari po kalonte kohët e fundit.