Identifikohen autoret e dyshuar per vrasjen e 40 vjecarit ne Fushe- Kruje
Policia e Krujës ben te ditur se ka identifikuar autorët e dyshuar te vrasjes se 40 vjeçarit Lulzim Sherra që u ekzekutua me armë zjarri në qendër të qytetit te Fushe krujes. Emrat e tyre nuk janë bërë ende të ditura për arsye hetimi. Ngjarja ndodhi mëgjesin e se dielës në kohën kur viktima nga fshati Nikel, qe punonte si shpërndarës buke, po futej në një dyqan. Ai është qëlluar me breshëri arme nga autorët, duke mbetur i vdekur në vend. Sipas policisë viktima ka qenë i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një shtetasi dhe vetëm një vit më parë ai doli nga burgu pasi kishte përfunduar dënimin. Nga të dhënat paraprake dyshohet qe ekzekutimi i tij te kete ndodhur për hakmarrje, por nuk përjashtohet dhe ajo e konflikteve të tjera të nisura gjatë kohës që Shera ndodhej në burg.