E Diel, 1 Nëntor 2026

Pianistët e rinj, në garë për Frederic Chopin

Në Akademinë e Arteve në Tiranë nis sot konkursi kombëtar pianistik Frederic Chopin, një konkurs për pianistët e rinj, i cili parashikon edhe një koncert të laureatëve të tij në Galerinë Jozef në qytetin e Durrësit, në mbrëmjen e datës 26 prill, si dhe koncertin final të tij të këtij konkursi në datën 27 prill në Akademinë e Arteve, ku do të ndahen edhe çmimet e këtij

aktiviteti pianistik. Kremtimet e vitit në nder të kompozitorit Frederic Chopin në Shqipëri kanë nisur në muajin shkurt me një aktivitet kulturor artistik, organizuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me shoqatën F.Chopin, shoqatën e miqësisë Shqipëri Poloni, Qendrës Kulturore Tirana dhe ambasadave përkatëse franceze dhe polake në Tiranë, ku sheshit përballë Akademisë së Arteve iu dha emri i këtij kompozitori. Në kuadrin e vitit shopenian gjatë këtij muaji janë parashikuar të zhvillohen një sërë aktivitetesh, të cilat do të mbahen në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe në qytetin e Durrësit, duke përfshirë kështu edhe Shqipërinë në përkujtimet e kompozitorit të madh. Disa prej aktiviteteve në nder të kompozitorit polak Chopin kanë filluar, që në muajin mars. Ku disa javë më parë do të zbulohet pllaka me emërtimin Chopin si dhe u zhvillua dhe një koncert i pianistit polak Marek në TKOB. Muaji prill vijoi me një tjetër koncert, kësaj radhe të pianistit francez Pascale Gallet. Ndërkaq për muajin tetor është parashikuar edhe botimi i biografisë së Chopin, shkruar nga Antoni Grudzinksi nën përkthimin e Leonard Zisit, etj. Ky vit ndërkombëtar muzikor që respekton në gjithë botën 200-vjetorin e lindjes së mjeshtrit të papërsëritshëm të pianos, me këtë rast është ngritur edhe një komitet nderi i përbërë nga personalitete të kulturës dhe në bashkëpunim me MTKRS dhe ambasadat e Polonisë e Francës do të organizohen aktivitete gjithë vjetore për nder të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit polak. Në të gjithë botën e qytetëruar qindra mbrëmje muzikore, festivale dhe konkurse do të bëjnë të marrë jetë vepra e kompozitorit të madh. Sikurse Mozarti, Shuberti dhe kompozitorë të tjerë të mëdhenj edhe emri i Frederic Chopin u lartësua në vendin tonë fillimisht nga mësuesit dhe pianistët e parë veteranë si Lola Gjoka dhe Tonin Guraziu. Dhe botën e artit klasik romantik e përcollën suksesshëm deri në ditët tona artistët e tastierës pianistike si Boris Plumbi, Anita Tartari, Lili Tafaj dhe shumë të tjerë. Liritë e shumta që fitoi bota artistike dhe intelektuale shqiptare mbas viteve 90 i lejuan personalitetet e artit shqiptar të grupohen në organizma e shoqata artistike. Prej mbi 15 vjetësh është aktive, sistematike dhe me prestigj brenda vendit, por edhe e integruar në federatën ndërkombëtare të shoqatave Chopin në mbarë botën, shoqata Frederic Chopin, të cilën Ministria e Kulturës e ka mbështetur me dëshirën që emri dhe vepra e Frederic Chopin të njihet, studiohet dhe ekzekutohet përherë e më shumë në skenat shqiptare.

Last Updated on E Premte, 23 Prill 2010 08:24

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›