E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roko dhe vëllezërit në Milanon e vitit '60

Java e kinemasë italiane e viteve të rikonstruksionit '50-'70, vazhdon sonte, ora 18.00, në Muzeun Historik Kombëtar me shfaqjen e "Rocco e i suoi fratelli" (Roko dhe vëllezërit) i Luchino Visconti. Është një prodhim italo-frëng i vitit 1960. Interpretojnë aktorët Alain Delon, Renato Salvatori, Annie Girardot dhe Claudia Cardinale.


Ngjarjet vendosen në Milano. Një familje emigrantësh prej Jugut provojnë se ç'do të thotë të integrohesh në një shoqëri tjetër, të industrializuar të Veriut.
Muzika është kompozuar nga Nino Rota të cilit do t'i kushtohet një mbrëmje më vete në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë, në javën e parë të majit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›