Onufri 2010 nis sot edicioni i 17-te
Vepra ne pikture fotografi skulpture dhe instalacion nga 27 artiste shqiptare te Shqiperise dhe te Kosoves te perzgjedhura ne baze te konceptit kuratorial me titull Une jam ARTI-st do te ekspozohen sot ne edicionin e 17-e te Konkursit nderkombetar te Arteve Pamore Onufri. Perzgjedhja e veprave pasqyron zhvillimin e artit bashkekohor nga artistet shqiptare dhe u krye ne baze te njohjes dhe vleresimit te krijimtarise se artisteve. Sipas kuratores te Onufri 2010 Suzana Varvarica Kuka Ne kete ekspozite do te njihemi me vepra qe transmetojne veprimtari te koshiences dhe subkoshiences se artistit gjate procesit te formimit dhe te ekzekutimit te vepres. Punet e Onufri 2010 transmetojne ne figura ceshtje qe ceken ne konceptin kuratorial dhe disa prej tipareve te fizionomise se artit dhe te jetes problematike shqiptare. Gjithashtu do te dallojme kahun e identitetit te zhvillimit te artistit te ri shqiptar. Ai tenton si prodhues i vepres se artit te tregoje se vete eshte nje produkt njerezor qe nis tek edukimi akademik brumoset gjate pershkuarjes se rruges konceptuale dhe eshte tentues per te lene shenja gjate eksperiencave krijuese bashkekohore. Ekspozita do te qendroje e hapur per publikun deri me date 3 shkurt 2011. Artistet pjesemarres jane Gazmend Leka Andi Hila Edmond Gjikopulli Yllka Gjollesha Gjergji Shoshi Ledia Konstandini Heldi Pema Endri Dani Gentian Gjikopulli Matilda Odobashi Genti Korini Alketa Ramaj Oriana Kamberi Artan Dracini Sidi Kanani Nikolin Bujari Rrezart Galica-Giqi Sabile Tmava-Billi Driton Selmani Sara apaliku Anon Nje Njeri Violana Murataj Enkelejd Zonja Greta Dhaskali Lami Ilirjan Shima Entela Kasemi.