E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Pianisti i Ri" vlerëson më të mirët

TIRANE- Të paktën 112 pianistë të rinj morën pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar "Pianisti i Ri", që u zhvillua në Tiranë. Gjatë 3 ditëve të Festivalit juria testoi pianistët pjesëmarrës dhe bëri edhe vlerësimet për ta.

Me çmimin e parë në kategorinë A u vlerësua Dea Dani, nxënëse e shkollës së Muzikës "Prenkë Jakova”, në Shkodër, me çmimin e parë "Absolut", në kategorinë B u nderua Orenc Graca, nga Elbasani, ndërsa me çmimin e parë "Absolut", kategoria C, Jonatan Verkuj, nga Tirana.
Nxënësi Kejsi Coku, nga Tirana, u vlerësua me çmimi I “Absolut”, kategoria D, dhe Kosti Deti i shkollës “Tefta Tashko” Korçë, me çmimin e parë "Absolut", në kategorinë E.
Përveç çmimeve të mësipërme u ndanë edhe çmime në emër të kompozitorëve të njohur.
Kështu me çmimin “Mozart” u vlerësua Kejsi Çoku, Tiranë, me çmimin "Beethoven” u vlerësua Mario Sula, Tiranë, me çmimin “Chopin”, u vlerësua Kosti Deti, Korçë, me çmimin “Liszt” u vlerësua Kosti Deti, Korçë, me çmimin “Schubert” u vlerësua Joel Kakusi, Shkodër.

Në koncertin e finalistëve, që përbënte etapën e II të festivalit, interpretuan të gjithë këta pianistë si dhe pianistët fitues të Çmimit Absolut të vitit të kaluar, pra fituesit e edicionit të 17-të të “Pianisti i Ri”, zhvilluar më 2012. Ata së bashku me fituesit e Çmimeve Absolute të këtij viti konkurruan për çmimet kryesore të festivalit.

Gjithashtu juria vlerësoi me çmimin "Carola Grindea" Erli Lila, Durrës, me çmimin "Çesk Zadeja' Erdion Hoxhën, Tiranë, me çmimin 'Filippo Trevisan' Iva Zurbon, Tiranë dhe me çmimin ‘Orkestra RTSH', që jep mundësinë fituesit të saj 9- vjeçar, Orenc Graca, Elbasan, të luajë me orkestrën e RTSH-së në koncertin e datës 8 Korrik 2013, që do t'i kushtohet promovimit të talenteve të reja.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›