E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulon se i dashuri ishte i martuar, hidhet nga kati i 3-të-FOTO

KINE-Cudira nga Kina, adoleshentja zbulon se i dashuri ishte i martuar, hidhet nga kati i tretë me qëllim vetëvrasjen. Shpëton pasi poshtë e prisnin dyshekët e shpëtimit.

Ngjarja është shënuar sot në një apartament në Hangzhou, qytet në lindje të provincës Zhejiang në Kinë. Vajza kishte zbuluar që i dashuri të cilin ajo e adhuronte ishte i martuar dhe se ai e kishte mashtruar për lidhjen e dashurisë mes tyre. Përvecse i martuar, kinezi kishte dhe një vajzë 10 vjeçe, fakt dhe ky i mbajtur i fshehur për adoleshenten. 19-vjeçarja nuk i ka përballuar të gjitha këto ndaj ka hipur në hekurat e ballkonit dhe ka kërcënuar se do të vetëvritet. Pavarësisht thirrjeve të forcave të shpëtimit që tentuan ta tërheqin nga pjesa me rrezik e ballkonit, adoleshentja është hedhur, por ka rënë direkt e në dyshekët me ajër dhe ka shpëtuar.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›