E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, festime për 1-vjetorin e anëtarësimit në NATO

Festimet ne 1 vjetorin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO kulmuan mbremjen e se premtes me nje koncert festiv para Pallatit te Kongreseve, ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne kryeqytet. Koncertin e ndoqen kreret me te larte te shtetit, Presidenti Topi, Kryeministri Berisha, kryeparlamentarja Topalli, anetare te qeverise, perfaqesues te trupit diplomatik, si edhe qytetare te Tiranes.

• Topi e Topalli: Ngjarje historike
• Berisha: Zhvilluam zgjedhjet më të mira
• NATO, Rama: Demokracia në degradim

Ne 1 vjetorin e ngjarjes qe eshte konsideruar historike per kombin shqiptar, anëtaresimin me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, interpretuan 100 instrumentiste te Orkestres Frymore te Forcave te Armatosura, Teatrit te Operas dhe Baletit, Radio Televizionit Publik dhe Akademise se Arteve. Ky koncert ishte organizuar nen kujdesin e Ministrise se Mbrojtjes.

Adi Darsi Azhornuar së fundi ( e premte , 02 prill 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›