E Diel, 1 Nëntor 2026

Piero Ferrari Vite me pare politika nuk ngaterrohej me F1

Pas deshtimit ne Cmimin e Madh te Abu Dabit Ferrarit i duhet qe te beje llogarite edhe me politikanet ne Itali. Diten e diel ministri Kalderoli kerkoi doreheqjen e numrit nje te kokekuqes nderkohe qe dje perkrah Montezemolos doli as me pak e as me shume njeri nga djemte e krijuesit te kesaj marke Piero Ferrari. Ky i fundit eshte i vetmi i gjalle nga dy femijet e Enco Ferrarit sulmoi ashper te gjithe ata qe kane sulmuar kokekuqen. Jam habitur nga ato qe kam degjuar. Me vjen shume keq per disa deklarata te disa politikaneve dhe nje ministri te Republikes. Ne tere jeten time qe kam kaluar tek Ferrari asnjehere nuk me kishte ndodhur qe te degjoja te tilla fjale. Asnjehere me pare politikanet nuk kane nderhyre ne momentet e mira dhe ato te keqija te aktivitetit tone sportiv dhe dua qe edhe sot te vazhdojne ne kete linje. Ne fund dua te shtoj se Ferrari ne bote i ka dhene nje tjeter imazh Italise ndersa me keqardhje them se disa politikane nuk e kane bere nje gje te tille - tha Piero Ferrari. Ne oret e para te mengjesit te djeshem ishte vetem presidenti i Ferrarit qe u ka kthyer pergjigje te gjitheve. Doreheqja ime Le te flasim per gjera seriozehellip - u shpreh Luka Kordero di Montezemolo. - Cdo deklarate e tille nuk zbeh aspak impenjimin e madh dhe aftesine e burrave dhe grave te Ferrarit per te cilet jam krenar - shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›