Shtypi spanjoll kryqezon Ferrarin
Abu Dabi prish endrren e Alonsos Ferrari ngaterron pilot shpall Fetelin kampion bote Fetel eshte kampioni. Jane keta titujt e pare te gazetave spanjolle te cilat kritikojne strategjine e Ferrarit per humbjen e Alonsos ne Abu Dabi. Gazeta sportive nga Madridi Marca shkruan se ndodhi ajo qe kishte me pak mundesi te ndodhte Ferrari gaboi strategjine dhe i dhuroi Fetelit titullin kampion bote. Sipas kesaj gazete gabimin e Ferrarit nuk duhet ta paguaje piloti spanjoll por drejtuesit e kesaj skuderie. Ne faqen e saj ajo ka publikuar edhe deklaratat e ministrit italian Roberto Kalderoli i cili i ka kerkuar Kryeministrit Berluskoni shkarkimin e menjehershem te Montezemolos per kete fiasko te Ferrarit ne garen e fundit te sezonit. Nderkohe qe e perditshmja katalanase El Mundo Deportivo e ka cilesuar ankth Cmimin e Madh te Abu Dabit per Alonson. Pas 69 garash - shkruan gazeta katalanase - Fetel shpallet Kaiser i ri i F1. Ferrari zbret nga froni Alonson i cili e kishte nje dore te trofeu.