PS: Berisha po synon të marrë peng institucionet e pavarura
Opozita e konsideron vendimin e fundit të qeverisë për ti kaluar nën varësi drejtoria e informacionit të klasifikuar kryeministrit, një përpjekje të shefit të qeverisë për të mbajtur nën kontroll vetjak të gjitha insistitucionet.
Për deputetin e selisë rozë Pirro Lutaj me këtë vendim të kabinetit qeveritar kryeministri Berisha tregon se tashmë nuk ka besim as te anëtarët e qeverisë së tij dhe se gjithçka kërkon ta mbajë vetë të monitoruar.
Lutaj thotë se pas këtij vendimi të qeverisë opozita do të mbajë një qëndrim zyratar të saj duke kundërshtuar një vendimarrje të tillë.
Në mbledhjen e parë të këtij viti, me vendim qeverie u vendos që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Agjencia e Kërkimit Teknologjisë dhe Inovacionit,Komisioni i Prokurimit Publik dhe Instituti i Statistikave të kalojnë nën varësi të kryemisnitrit. Më parë këto institucione ishin në varësi të Këshillit të Ministrave