E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ka 280 të sëmurë me Hemofili

Me rastin e kësaj dite, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për përpjekjet për trajtim të plotë të sëmundjes për të parandaluar mundësinë e invaliditetit që jep.

“Misioni ynë është përmirësimi i jetëgjatësisë dhe cilësisë të jetës së këtyre të pacientëve, nëpërmjet trajtimit të të sëmurëve me hemofili dhe familjeve te tyre nëpërmjet një mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe psikologjike”, tha ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili.   Kreu i Shëndetisë u shpreh se "në kuadër të strategjisë për reformimin e shërbimeve shëndetësore, MSH është plotësisht e angazhuar për t'i dhënë prioritet sigurimit të një shërbimi sa më të kualifikuar, gjithë kategorive te ndryshme të të sëmurëve kronike, një nga të cilët janë dhe të sëmurët me hemofili”.

Ai pohoi koston financiare mjaft të lartë që ka trajtimi i kësaj sëmundje, teksa shtoi se janë marrë masa konkrete për të rritur cilësinë e shërbimit për këta pacientë, si dhe përballimin e kostove të mjekimit të kësaj sëmundje, deri sa kjo patologji të jetë nën kontroll të plotë”. Ministri i Shëndetësisë përmendi në këtë drejtim ngritjen e një qendre në QSUT për trajtimin e këtyre pacientëve, si dhe rritjen e e cilësisë së shërbimit laboratorik për këta pacientë.

 “MSH e konsideron këtë çështje si një problem te madh për shërbimin tonë shëndetësor, e për këtë arsye do te vazhdojë të mbështesë me përparësi këtë grup të sëmurësh, duke synuar jo vetëm trajtimin gjithnjë e më cilësor e të sigurt të tyre, por në radhë të parë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, për integrimin e tyre si duhet ne shoqëri”, përfundoi Vasili./Start/

                                                                                             2012-04-17 14:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›