Tiranë, pranga 2 personave të armatosur pranë gjimnazit “Ismail Qemali”
TIRANË- Dy persona të armatosur janë arrestuar nga komisariati numër 1 pranë gjimnazit Ismail Qemali në kryeqytet.
Pas informacionit të marrë në mënyrë operative, dy patrullat e këtij komisariati kanë arrestuar në flagrancë brenda një makine BMW X6, shtetasin Thimio Rubaci, i cili kishte me vete një armë zjarri pistoletë tip Zastava 9 milimetershe, si dhe shtetasin Ardit Lulo 35 vjec i pajisur me sprait neuro-neutralizues.
Në momentin e arrestimin këta dy shtetas, sipas informacioneve kanë kundërshtuar ashpër oficerët e policisë. Pas shoqërimit të tyre në komisariat po kryehen veprimet e tjera hetimore për të shkuarën e këtyre dy shtetasve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)