E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pikat e ndryshuara të Rezolutës

Dokumenti

4. PE shpreh keqardhjen për krizën politike që pasoi zgjedhjet e qershorit 2009 dhe nënvizon se funksionimi i plotë i institucioneve përfaqësuese, veçanërisht Parlamentit, është thelbi i një sistemi demokratik të konsoliduar dhe si një prioritet kyç për Partneritetin Europian, ai është kriter politik për integrimin në BE. PE mirëpret vendimin e opozitës për pjesëmarrje aktive në veprimtarinë e Parlamentit, por shpreh keqardhje për faktin se – pavarësisht bisedimeve të fundit të munduar nga BE – një konsensus ende nuk është arritur për sa i përket zgjedhjeve të 2009. PE kërkon me forcë nga të gjitha palët që të marrin përgjegjësitë dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv, përfshirë atë për një ligj të ri zgjedhor për të siguruar një proces të ardhshëm zgjedhor tërësisht transparent; PE thekson se një zgjidhje për qorrsokakun e tanishëm mund të gjendet vetëm përmes respektimit të Kushtetutës dhe parimeve të transparencës.

5. PE i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që nëse një zgjidhje nuk mund të arrihet pa ndihmë nga jashtë, të bien dakord për ndërmjetësim, p.sh të ardhur duke ftuar Këshillin e Europës apo përfaqësues të Parlamentit Europian.

6. Merr në konsideratë se mungesa e përsëritur e opozitës në Parlament që prej përfundimit të zgjedhjeve po sjell shtyrjen e miratimit të ligjeve që kërkojnë shumicë me 3/5; nënvizon se shumëçka prej ndryshimeve në legjislacionin penal kërkon një shumicë të tillë, sikurse kërkon edhe i shumëprituri ligj për gjykatën administrative; i kërkon opozitës me këtë rast që të reflektojë thellë për sa i përket aksioneve të veta politike.

10. Mirëpret adoptimin më 27 maj të propozimit të Komisionit për Liberalizimin e Vizave dhe i bën thirrje komisionit të verifikojë në muajt në vijim pikat e mbetura ende të paplotësuara, me synim hapjen e rrugës për Këshillin dhe Parlamentin për zbatimin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë në fund të vitit 2010.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›